Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pritur sot në takim kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Kurti është i shoqëruar në këtë vizitë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.
Presidenca turke ka publikuar pamje të pritjes së kryeministrit të Kosovës, Kurti.
Gjatë javës në Stamboll do të mbahet Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë ku do të marrin pjesë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia si një mundësi unike për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.