Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka deklaruar në Beograd se është i gatshëm të ofrojë mbështetje, për marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.
Po ashtu, Erdogan është shprehur i kënaqur me arritjen e marrëveshjes për targat.
“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime vetëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. E sa i përket targave, shpresoj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, si dhe për çështje të tjera problematike”, ka thënë presidenti turk”, tha Erdogan.