Këngëtarja simpatike shqiptare, Era Istrefi po tregohet tejet aktive me postimet e saj në Instagram.
Pasi bukuroshja paralajmëroi fansat për një fotosesion përmes InstaStory, para pak çastesh ajo i publikoi ajo.
Me flokët e lëshuara drejt, një grim të pastër, dhe një veshje interesante me dollake të zeza vezulluese dhe një bluzë shumë të shkurtë, Era përfundoi dukjen e saj me një xhaketë, e taka duke i shtuar elegancë veshjes.

Artisja shumë e dashur shqiptare, ka filluar të jetë tejet aktive si me pasionin e saj muzikën, po ashtu edhe me paraqitjen e saj në rrjete sociale.
Era i ndau fotografitë e realizuara me ngjyra bardhë e zi, për të gjithë ndjekësit e fansat e saj.

Ata nuk hezituan t’i tregonin dashuri artistes me komentet e shumta, ku tregonin se mezi i kishin pritur fotografitë, e gjithashtu ishin të lumtur që Era më në fund është kaq aktive.