Këngëtarja e njohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, është fejuar pak javë më parë.
Ajo befasoi fansat e publikun pasi këtë lidhje e kishte ruajtur me shumë fanatizëm dhe larg mediave.
Në një intervistë për Prive, bukuroshja zbulon se si është njohur me tashmë të fejuarin.
E njëjta tha se nuk e kishte njohur si këngëtare dhe se nuk ia kishte ditur as emrin.
“Mërgimi nuk më ka njohur, as nuk më ka njohur që jam këngëtare, as nuk ma ka ditur emrin”, u shpreh Engji.
Ajo përndryshe po vazhdon të jetë aktive me këngë e ahengje të ndryshme muzikore.
Engjëllusha në verë është tejet e angazhuar me dasma së bashku me nënën e saj, artisten Shyhrete Behluli.