Endrit Thaçi me mesazh për babain: Do të më marr malli shumë, të pres me padurim!

Endrit Thaçi, djali i presidentit të dorëhequr, Hashim Thaçi ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj babait të tij.

Ai në një shkrim në rrjetet sociale ka thënë se do ta marrë shumë malli për të si dhe se babai i tij e ka fituar betejën e lirisë.

Ky është shkrimi i tij:

Baba im e ka fituar betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi, përfundon shkrimi i tij.