Ende pa nisur seanca për votimin e projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë 30-minutëshe.
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka kërkuar pauzën për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në sallë ishin prezentë vetëm 40 deputetë, edhe pse seanca e jashtëzakonshme ishte ftuar me 61 nënshkrime, sipas LDK-së.