Presidenti amerikan Donald Trump, pritet të dërgohet në spitalin ushtarak Walter Reed, kanë bërë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, shkruan CNN.
Që nga mëngjesi Trump ka pasur simptoma të lehta të COVID-19, kurse në dje ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me coronavirus, transmeton Telegrafi.
Në oborrin e Shtëpisë së Bardhë është parë helikopteri presidencial i njohur si “Marine One”, me të cilin pritet të udhëtoj Trump drejt spitalit ushtarak, ku do të nënshtrohet testeve tjera shtesë.
Zyrtarja për informim pranë Shtëpisë së Bardhe, Kayleigh McEanny, ka bërë të ditur se Trump ditët e ardhshme do t’i kalojë në spitalin Walter Reed.
“Trump vazhdon të jetë mirë, ka disa simptoma të lehta”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga McEnany.
Gjithashtu raportohet se presidenti amerikan do të vazhdojë “punën nga zyra presidenciale në spitalin ushtarak”, ku edhe nga çasti në çast pritet të niset atje me helikopter.