Deri më tani asnjë parti politike nuk ka aplikuar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, ka thënë se partitë politike kanë shprehur interesim vetëm për tha për marrjen e materialeve për aplikim.
“Nuk kemi pasur aplikim për regjistrimin e partive politike por kemi pasur interesim të tyre për të marr materialet për regjistrim. Ka shumë kërkesa për sqarimin e procesit të certifikimit. Ende nuk kemi pranuar as kërkesa për certifikim. I kemi paralajmëruar se afati i fundit është më 30 qershor”, ka thënë ai në mbledhjen e KQZ-së.