Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pasi Arben Vitia është emëruar sërish ministër i Shëndetësisë.
Ish-ministri i Shëndetësisë tha se me Vitinë në këtë dikaster do të vazhdojë, sipas tij, degradimi.
“Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon”.
“Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!”,ka thënë Zemaj në rrjetin social Facebook.