Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se pagat e shtatorit duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit.
Ai përmes një postimi në Facebook, të martën, ka shkruar se orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor.
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë të hënën se Ligji për greva nuk parasheh kompensim për grevistët. Njëjtë ka thënë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të martën.
Kundër vendimit për mosekzekutim të pagave për mësimdhënësit kanë dalë edhe deputetet e Grupit Parlamentar të VV-së nga Lista Guxo, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli.