E hëna e 25 tetorit ka qenë ditë e jashtëzakonshme për kompaninë e veturave elektrike, Tesla, dhe shefin e saj ekzekutiv, Elon Musk.
Lajmi i hershëm që kompania e veturave me qira, Hertz, synon të blejë 100 mijë Tesla për linjat e veta e rriti kapitalin e kompanisë në vlera të papara. Vlera e aksioneve u rrit për gati 13 për qind, duke e çuar në mbi një trilion dollarë për herë të parë vlerën e kompanisë.
Musk, si njeriu më i pasur në botë, përfitoi plot 36.2 miliardë dollarë në vetëm një ditë. Kjo ka qenë dita më fitimprurëse për dikë që kur ekziston përllogaritja e miliarderëve më të pasur të botës.
Tani pasuria e tij ka kapur vlerën e 288.6 miliardë dollarësh, sipas “Bloombergut”.
Pasuria e tij tejkalon gjigantët automobilistikë si “Toyota” e madje edhe se “General Motors” e “Fordi” bashkë.
Në një paralele të pazakontë, Kosova më 2021 ka buxhet rreth 2.4 miliardë euro.
Musku tejkaloi Jeff Bezosin për t’u bërë personi më i pasur në botë në muajin janar. Tani i ka ikur gati 100 miliardë dollarë. Bezosi ka pasuri prej rreth 192 miliardë dollarësh.