Për disa ditë me radhë në faqet rozë është aluduar shtatzënia e dyte e prezantueses Elita Rudi.
Kjo pasi në rrjet qarkulluan disa imazhe të saj me barkun e rrumbullakosur, ku më pas fansat shpërthyen me komente.
Gjatë ditës së sotme (e diel), në rrjetin social Instagram Elita dhe Gjiko kanë zbuluar gjininë e foshnjës së dytë.
Jemi shumë të lumtur që fëmijës tonë po i shtohet një vajzë. Faleminderit Zot”, ka shkruar Elita në përshkrim.
Në videon e ndarë ata shihen duke bërë trendin e njohur, në të cilin mbushin një balonë me ngjyrën e kaltër apo rozë, e cila përshkruan gjininë e fëmijës.
Sa i përket paraqitjes së tyre, që të dy janë parë veshur me stil, teksa Elita mori vëmendje të madhe me fustanin rozë.
Imazh të njëjtë ka ndarë edhe Gjiko në profilin e tij, teksa familja e tij shihen mjaft të lumtur për lajmin e marrë.