Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë.
Në kuvendin e mbajtur sot të kësaj partie, 75 delegatë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në lidhje me zgjedhjen e Hysenit në krye të degës së LDK-së në Podujevë, njofton Klankosova.tv
I pranishëm në kuvendin zgjedhor nuk është ish-kryetari i degës, Agim Veliu, i cili para pak minutash përmes një postimi në Facebook tha se nuk do të marrë pjesë, pasi që sipas tij, në këtë kuvend po tentohet të kontrabandohet kryetari i ri.