Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë rikthehen sonte në aksion për të zhvilluar ndeshjet miqësore.
Derisa jemi në prag të nisjes së Kupës së Botës, disa nga përfaqësueset që nuk marrin pjesë (aty hyjnë edhe dy ekipet tona), po zhvillojnë ndeshje miqësore.
Nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” Kosova takohet me Armeninë, duke shikuar formën e disa lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta në ekip.
Alain Giresse po ashtu ka ftuar shumë lojtarë nga Albi Mall Superliga e Kosovës, duke shikuar më shumë nga talenti se sa nga lojtarët me përvojë.
Nga ora 20:45, do të jetë një sfidë edhe më interesante, pasi Shqipëria e pret Italinë në “Air Albania”.
Edhe Edy Reja ka shumë punë për të bërë dhe do të synojë taktika të reja me disa nga lojtarët që nuk kanë pasur shumë hapësirë. /Telegrafi/Reklama