Ekonomia e Bashkimit Evropian është tkurrur me 6.4 për qind si pasojë e pandemisë COVID-19.
Zyra evropiane e Statistikave publikoi të dhënat paraprake lidhur me Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e katërt të vitit 2020 për BE-në dhe Eurozonën.
Sipas kësaj, PBB-ja në Eurozonë në çerekun e fundit të vitit 2020 ka rënë me 0.7 për qind në krahasim me çerekun paraprak, ndërsa kjo shifër në krahasim me çerekun e fundit të vitit 2019 ra me 5.1 për qind.
Në BE, PBB-ja në tremujorin e katër të vitit 2020 në krahasim me tremujorin paraprak pësoi rënie prej 0.5 për qind, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2019 ra me 4.8 për qind.
Ekonomia e BE-së në vitin 2020 u tkurr me 6.4 për qind ndërsa në Eurozonë me 6.8 për qind.
PBB-ja, në tremujorin e katërt në krahasim me atë të tretë, në Austri u tkurr me 4.3 për qind, në Itali 2 për qind, në Francë 1.3 për qind ndërsa në Gjermani u rrit me 0.1 për qind, Belgjikë me 0.2 për qind dhe Spanjë me 0.4 për qind.
Ndërkaq, PBB-ja në tremujorin e katërt në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në Spanjë u tkurr me 9.1 për qind, në Austri me 7.8 për qind, në Itali me 6.6 për qind, në Portugali me 5.9 për qind, Francë me 5 për qind, Belgjikë me 4.8 për qind dhe Gjermani me 3.9 për qind.
Në tremujorin e dytë ekonomia në BE ishte tkurrur me 11.4 për qind, në Eurozonë me 11.7 për qind ndërsa në tremujorin e tretë BE kishte shënuar rritje prej 11.5 për qind dhe Eurozona me 12.4 për qind.