Ekipi i Rita Orës nuk i ka pritur mirë imazhet e saj me Taika Waititi dhe Tessa Thompson


Rita Ora tashmë është kthyer në Los Angeles, pasi qëndroi një kohë të gjatë në Australi.

Por, para se të udhëtojë, 30-vjeçares i janë publikuar disa imazhe, ku shihej në momente mjaft intime, shkruan Daily Mail.

Ajo shihej me të dashurin e saj Taika Waitit dhe aktoren Tessa Thompson, teksa shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin.

Foto: Daily Mail

Fotografitë e treshes menjëherë bënë xhiron në rrjet, duke u mos pritur mirë nga ekipi i Orës.

Një burim për MailOnline ka thënë se ‘label’-i i bukuroshes bionde nuk i ka pëlqyer fare gjesti i saj.

Foto: Daily Mail

“Atyre nuk u ka pëlqyer gjesti, kjo është çfarë kam dëgjuar nga ta”, thuhet për artisten.

Ndërkohë theksojmë se Rita ka qenë duke qëndruar në Syndey, pasi do të jetë pjesë e jurisë së “The Voice”.