Ekipi i madh italian futet në garë për Milot Rashicën

Ditë më parë Milot Rashica me skuadrën e Bremenit arriti të shpëtoj nga rënia nga Bundesliga gjermane duke e kaluar sfidën e Play Off.

Miloti kishte paraqitje të mira këtë sezon duke bërë që disa skuadra t’i “fërkojnë” duart për të.

Klubi italian, Milan raportohet se është futur në mesin e skuadrave që kërkon shërbimet e futbollistit të Kosovës, Milot Rashica i cili aktualisht mbron ngjyrat e klubit të Werder Bremenit.

Raportimet vijnë nga gazeta e njohur italiane, “Gazzetta dello Sport”.

Pas sulmuesit vushtrrias në garë janë edhe skuadra të tjera mirëpo ajo më e interesuara deri më tani është Leipzig.