Spektakli i sotëm ka nisur me një lajmërim aspak të zakontë.
Banorja Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për shkak të një dëmti që pësoi në krahun e saj.
Banorët fillimisht nuk e kuptuan rëndësinë e situatës dhe prandaj reagimi i tyre erdhi me vonesë.
‘’Ne nuk e besuam në fillim, para se të hidhej ajo bëri humor se do të thyente një kockë. Ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme nëpër lojra’’, tha Arjola.
‘’Të na falni për të qeshurat por në fillim nuk e kuptuam. Por ajo është një vajzë e fortë dhe do ta kalojë me sukses’’, shtoi Monika.
Nga ana tjetër edhe Iliri tregoi se loja që provoi Einxhel kërkon një përgatitje të madhe fizike.