Eintracht Frankfurt ka arritur të fitojë Evropa Ligën, pasi e mposhti në finale ekipin skocez, Rangers.
Frankfurt fitoi tek pas ekzekutimit të penalltive, 5:4, ku Ramsey ishte i vetmi që nuk e konkretizoi 11-metërshin.
Rezultati pas 120 minutave ishte i barbartë, 1:1, shkruan Gazeta Express.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, kurse e dyta dy të tillë.
Ishte Aribo që shënoi në minutën e 57-të të ndeshjes, duke i kaluar skocezët në epërsi.
Por, shifrat u barazuan 12 minuta më vonë, kur shënoi Borre, pas asistimit nga Kostic.
Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola dhe fituesi u desh të përcaktohej pas ekzekutimit të penalltive.
Aty, më të mirë u treguan gjermanët, të cilët festuan në fund titullin e garës së dytë më prestigjioze evropiane.