Efektet e fshehta anësore të ngrënies së mjedrave


Një nga gjërat e mira rreth verës, është bollëku i ushqimit të freskët dhe të shëndetshëm që vjen me këtë stinë. Ndër produktet më të shijshme dhe më të disponueshme të verës janë mjedrat, raporton portali “Eat This, Not That”.

Këto janë disa arsye që duhet t’iu bindin që ta shtoni këtë frutë të shijshëm në dietën tuaj të rregullt.

Pavarësisht nëse aktualisht keni kolesterinë të lartë ose thjesht dëshironi të siguroheni që nivelet e kolesterinës të qëndrojnë në një interval të shëndetshëm në të ardhmen, gjithmonë është koha e përshtatshme për t’i përfshirë mjedrat në dietën ditore.

Nëse keni diabet ose në përgjithësi jeni të shqetësuar për kontrollimin e niveleve të sheqerit në gjak, shtimi i disa mjedrave në dietë mund të jetë një veprim i zgjuar për ta arritur këtë.

Derisa personat që vuajnë nga kanceri duhet të flasin me mjekun para se të bëjë ndryshime në zakonet e ushqyerjes, hulumtimet e fundit sugjerojnë se mjedrat e zeza mund të kenë efekt shtypës të tumorit. Ekspertët shëndetësorë besojnë se mjedrat e zeza mund të jenë në gjendje ta pengojnë rritjen e llojeve specifike të qelizave tumorale.

Ngrënia e mjedrave mund të ndihmojë edhe me tretjen. Një filxhan me mjedra të freskëta përmban afërsisht tetë gram fibra dietike, të cilat mund ta ndihmojnë traktin tuaj tretës, gjithashtu duke e reduktuar shqetësimin dhe fryrjen e barkut.

Mjedrat nuk janë të mira vetëm për shije. Ato janë shumë të mira edhe për shëndetin e zemrës. Një filxhan me mjedra përmban pothuajse gjysmën e shtesave dietike të rekomanduara të vitaminës C, e cila mund ta ketë një efekt mbrojtës për zemrën.