Tërshëra është shpallur prej kohësh si një mëngjes pothuajse i përkryer, një vakt që është i shëndetshëm dhe në të njëjtën kohë i shijshëm.
Megjithatë, ekziston një efekt anësor befasues i konsumimit të tërshërës të cilin nuk e dinë as njerëzit që e kanë ngrënë atë çdo ditë prej vitesh, raporton portali “Eat This, Not That”.
Një nga përfitimet më të mëdha që do t’i merrni nga tërshëra (përfshirë drithërat integrale dhe fibrat dietike që mbështesin shëndetin e zemrës dhe zorrëve) është se ndiheni të ngopur ndërmjet vakteve.
Një studim i publikuar në vitin 2015 në gazetën “Annals of Nutrition and Metabolism”, zbuloi se individët që hanin tërshërë për mëngjes, konsumonin më pak kalori në drekë. Por ky nuk është përfitimi i vetëm që vjen me shtimin e tërshërës në dietën e përditshme.
Tërshëra mund ta përmirësojë performancën tuaj atletike
Tërshëra e rrit metabolizmin dhe mund ta përforcojë performancën atletike nëse hahet brenda një ore pas stërvitjes.
Tërshëra e përmirëson shëndetin e zemrës
Bollguri është i pasur me fibra të tretshme beta-glukan, shpjegojnë dietologët. Studime të shumta kanë lidhur fibrat dhe rolin e tyre të mundshëm në shëndetin kardiovaskular, duke përmirësuar nivelet e lipideve në gjak.
Tërshëra ndihmon për një tretje më të mirë
Shëndeti i zorrëve mund të ndikojë në mirëqenien e pothuajse çdo pjese tjetër të trupit, dhe për fat të mirë, tërshëra mund të jetë gjëja që ju nevojitet për një stomak më të shëndetshëm.
Përmbajtja e fibrave në këtë lloj drithi e përmirëson shëndetin e zorrëve dhe ju mban të ngopur. Në fakt në studimin e publikuar në vitit 2014 në gazetën “British Journal of Nutrition”, u zbulua se konsumimi afatgjatë i tërshërës ose krundeve të tërshërës ndikon pozitivisht në çrregullimet inflamatore të zorrëve.
Tërshëra gjithashtu e përmirëson sistemin imunitar
Përmbajtja e fibrave të tërshërës përmirëson shëndetin e zorrëve, duke shërbyer si një ushqim prebiotik për të ushqyer bakteret e shëndetshme të zorrëve që tashmë ekzistojnë. Ky fakt i vetëm e përmirëson imunitetin, e ulë rrezikun e sëmundjeve kronike dhe e zvogëlon inflamacionin në trup.