Banania, kjo frutë e thjeshtë dhe e verdhë, ka një sërë përfitimesh shëndetësore.
Efektet pozitive që bananet mund të kenë në shëndetin e zorrëve janë mjaft të njohura, por dietologët profesionistë tregojnë se shëndeti i zorrëve nuk është i vetmi përfitim që e marrim nga kjo frutë. Andaj preferohet që ta përfshijmë atë në dietën e përditshme, raporton portali “Eat This, Not That”.
E përmirëson lëkurën
Një banane i përmban 13 për qind të manganit që i nevojitet trupit në baza ditore. Marrja e manganit ndihmon në përmirësimin e lëkurës dhe është thelbësor për prodhimin e kolagjenit, i cili e krijon një pamje rinore dhe e mbron lëkurën nga dëmtimi i radikalëve të lirë që mund të shkaktojnë rrudha.
Ndihmon shëndetin e zorrëve
Një hulumtim i publikuar në gazetën “Nutrition Bulletin” ka zbuluar se bananet kanë diçka që quhet “niseshte rezistente”. Ndërsa niseshteja mund të tingëllojë si negative dhe diçka që në përgjithësi ne përpiqemi ta shmangim, kjo niseshte rezistente në të vërtetë ndihmon në gjenerimin e prodhimit të acideve yndyrore, që luajnë rol jetësor në shëndetin e zorrëve.
Ndihmon shmangien e ngërçeve të muskujve
Bananet gjithashtu përmbajnë elektrolite thelbësore që mund të ndihmojnë në mbajtjen e trupit të hidratuar dhe të ekuilibruar. Kur trupi del jashtë ekuilibrit në lidhje me mineralet tona, ne mund të fillojmë të përjetojmë efekte anësore negative si ngërçet e muskujve.
E balancon kripën në gjak
Nivelet e kaliumit për të cilat njihen bananet janë thelbësore për shëndetin e përgjithshëm dietik, veçanërisht nëse keni sasi të ngarkuar të kripë në organizëm. Bananet janë një burim i pasur i kaliumit, që është një lëndë ushqyese thelbësore e cila ndihmon në luftimin e efekteve negative të natriumit. Të kesh nivel të mirë të kaliumit në dietën e përditshme është një gjë e shkëlqyeshme për shëndetin e zemrës dhe presionin e gjakut, duke ndihmuar në uljen e rrezikut të goditjeve në tru dhe sëmundjeve të zemrës.
E mbështet humbjen e peshës
Bananet e kanë një reputacion famëkeq për përmbajtje të lartë të sheqerit dhe kalorive, në krahasim me frutat e tjera. Por, pavarësisht këtij reputacioni në dukje negativ, kjo frutë në fakt mund të ndihmojë në kontrollin e peshës, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe antioksidantëve.