Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar ditën e çlirimit të Prishtinës me një fotografi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rama sipër fotografisë së publikuar në rrejtin social ‘Facebook’ ka shkruar “22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës”.
Ndërkaq, sot mbushen 22 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.