Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë të shtunën fjalimin e një dite më parë që ka mbajtur në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Rama kishte thënë se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe se krahasimet me Ukrainën nuk qëndrojnë.
“Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllaun e Vuçiqit’”, ka shkruar të shtunën në Facebook Rama.
Ndër tjerash, kryeministri në New York ka thënë se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime të rreme e se kjo duhet të fillojë nga pesë shtetet anëtare mosnjohëse.