Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa foli në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurisë, tha se Shqipëria në OKB do të jetë në ballë të përpjekjeve për të ndaluar krimet nga e gjithë bota.
Ai tha se viktimave të pafajshme, Këshilli i Sigurimit u detyrohet me vepra dhe jo me fjalë, ku përmendi ato të Srebrenicës, gjenocidit apo 20 mijë grave të dhunuara në Kosovë gjatë spastrimit etnik. Rama tha se shkelja e të drejtave të njeriut është prioriteti i Shqipërisë në OKB.
“Të gjitha shkeljet e rënda duhen trajtuar me të njëjtën rëndësi. Këto vlera e enigma sanksionohen në atë çka ne e quajmë e drejta ndërkombëtare, ato shfaqen në kuptimin e vërtet në kohë vështirësish, krizash konflikte e luftëra. Nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu, 10 mln njerëz janë dashur të vdesin përpara se zbulonim e pranonim parimet e së drejtës ndërkombëtare. Miliona të tjera sakrifikuar për ne për të pranuar përgjegjësinë tonë kolektive për të vepruar në bazë të rregullave dhe për të dhënë llogari kur nuk jemi në gjendje apo nuk kemi vullnet t’i respektojmë ato. Shkelet e rënda të së drejtës ndërkombëtar duhen trajtuar me të njëjtën shkallë drejtësie, siç ka thënë Martin Luther King ‘Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo’. Jemi të vetëdijshëm që gjendemi në stres të jashtëzakonshëm, dhe ne e dimë që kur dështojmë të respektojmë të drejtën për të vërtetën, institucionet tona bëhen më të dobëta. Ne mund të ndihemi edhe të dëshpëruar edhe të paduruar ndaj shkelësve që veprojnë të lirë”.
“Shqipëria ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë përballë përpjekjeve për të vënë në vend të drejtësisë. Na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë, të themi sot më shumë se kurrë, kurrë më se i detyrohemi me vepra e jo me fjalë mijëra viktima të gjenocidit në Srebrenicë, i detyrohemi atyre që kanë vuajtur masakra dhe krime kundër njerëzimit. 20 mijë gratë e dhunuara në mënyrë mizore gjatë spastrimit etnik në Kosovë ‘98-‘99, ua detyrojmë jetëve të shkatërruara të miliona fëmijëve që u është vjedhur e ardhmja nga agresorë. Të qëndrojmë në mënyrë të vendor e të mohojmë kontekstin e këtyre krimeve. Mohimi i gjenocidit dhe thirrje për dhunë, duhet të dënohen pa asnjë hezitim. Ua detyrojmë fëmijëve tanë, të botës, llogari dhënia sjell përgjegjësi, përgjegjësia sjell veprim, veprimi përforcon drejtësinë dhe e drejtësia kontribuon në paqe. Shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë, ata duhet të kenë pjesë në vendin e tyre pas hekurave si Millosheviç”, tha Rama./tch/