Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviq, kanë arritur në Kiev të Ukrainës.
Lajmin e ka bërë të ditur Abazoviqi përmes një postimi në Twitter.
“Arritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë moment të vështirë të fatkeqësisë humanitare”, ka shkruar kryeministri malazez.
Stigli smo u #Kiev sa @ediramaal da pružimo iskrenu podršku 🇺🇦 i njenim građanima u odbrani prava na slobodu. #MNE🇲🇪 će nastaviti da pomaže #Ukraine u ovom teškom trenutku i humanitarnoj katastrofi. pic.twitter.com/46ihDohbdf
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 15, 2022
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka ftuar Dritan Abazoviqin të vizitojë Kievin përmes një telefonate të zhvilluar pak ditë më parë.