Kryeministri Albin Kurti ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit ku Vetëvendosje nuk arriti të fitonte asnjë komunë në rundin e parë të zgjedhjeve.
Ai tha se nuk u arritën synimet e tyre.
“Së pari më lejoni të ju them se edhe unë kam dëshiruar që të fitojmë sa më shumë komuna pa balotazh, mirëpo ai është synimi ynë sepse është dëshira jonë’, theksoi ai në ATV.
Në nivel vendi prapë jemi të parët, më 2017 ishim të tretët. Në këtë kuptim ne jemi të parët në nivel vendi mirëpo asnjë komunë nuk e kemi fituar pa balotazh, por në anën tjetër jemi në më shumë komuna në balotazh dhe ta shohim të dielën se cili ishte kuptimi i 17 tetorit”, shpjegoi Kurti.
“Krejt çka mundemi dhe dimë po e bëjmë”, thotë Kurti.
Por VV nuk doli e para edhe me numrin e asamblistëve?
“Kjo e do një analizë më shumë me kryetarët e qendrave tona dhe nuk jam në gjendje ta them tani pse s’kemi marrë më shumë vota me kandidaturat për asamblistë”, tha Kurti.