Edhe sot pesë orë pritje për të dalë nga Merdari

Deri në pesë orë janë pritjet për të dalë nga pika kufitare në Merdar në një kolonë që shkon deri në 2400 metra.

Pritje ka edhe te pika Dheu i Bardhë deri në 50 minuta për të dalë në një kolonë automjetesh prej 150 metrash.

Pritje nuk ka edhe për të hyrë.

Pikat tjera kufitare janë më të lira, derisa pritjet shkojnë maksimumi deri në 5 minuta.

Pritje të gjata ka pasur vazhdimisht ditëve të fundit, kryesisht për të dalë nga Kosova.

Image