Edhe sot moti me temperatura deri në 36 gradë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell ku temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës

parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.