Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 dhe 29 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Sa i përket reshjeve, në bazë të parashikimeve sinoptike nuk parashihet të kemi fare në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa gjysma e dytë e shtatorit, kryesisht dekada e tretë e muajit parasheh ndryshim të kushteve meteorologjike. Ka tendenca të ketë ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.