Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka bërë një njoftim mbi çmimet maksimale të lejuara për produktet e naftës.
Sipas MINT, çmimet maksimale, bazuar në Udhëzimin Administrativ, do të jenë si në vijim:
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel: 1.73 euro per litër;
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë: 1.38 euro per litër;
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas: 0.76 euro per litër.
Çmimet në fjalë do të vlejnë për 48 orë, teksa hyjnë në fuqi sot në ora 10:00.
