Kosova ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike dhe kjo situatë barike do të kushtëzojë mot relativisht të qetë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mëngjeset do të jenë të ftohta, me ngrica dhe me mjegull.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.