Në dy ditët e fundit, asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e virusit Covid-19 në Kosovë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Njoftimi i tij:
Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid 19, si dhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitiv. Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë! Respektoni masat anti covid për të frenuar përhapjen e virusit! Me kujdes çdo ditë, e mundim virusin!Bashkë ia dalim!Vendose maskën!Mbaje higjienën!Ruaje distancën!