Edhe Rita Ora kërkon nga Apple të vendoset Kosova në hartë

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, së fundmi i është bashkuar peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple.

E publikuar fillimisht nga një faqe në rrjetin social Instagram, Balkanism, tashmë artistë të ndryshëm janë duke shpërndarë të njëjtën.

Veprim të tillë edhe ka bërë edhe bukuroshja bione, e cila përmes po të njëjtit rrjet social ka bërë thirrje që të vendoset Kosova në hartë.

“Vendoseni Kosovën në hartë”, ka qenë mbishkrimi në fotografinë e publikuar.

Gjatë ditës së sotme (e diel) edhe Gjiko, Melinda, Morena Taraku, Ardian Bujupi e shumë figura të tjera të njohura postuan po të njëjtën fotografi, duke pritur përgjigje nga kompania.