Është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë, kështu numri i të infektuarve ka shkuar në 21.
IKSHP përmes një njoftimi të bërë ka treguar se rasti i fundit ka të bëj me një burrë të moshës 46 vjeçare nga Janjeva, i cili ishte kthyer nga Gjermania.
“Rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.
Ndryshe, nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 340 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej prej tyre, 21 (njëzet e një) raste kanë rezultuar pozitive.