Edhe një ftesë nga Specialja

Ish-luftëtari i UÇK-së, Skender Zhitia, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Zhitia do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar ai.

Të mërkurën ftesë ka marrë edhe Shemsedin Thaqi.