Barcelona ka dështuar që të fitojë sonte në Alaves edhe pse kishte një lojtar më shumë në fushë për më shumë se 30 minuta. Megjithatë Alaves arriti që të mbrohet mirë dhe në fund ta fitojë një pikë sonte
Barcelona ka vazhduar me rezultate negative në La Liga.
Pas dy humbjeve rresht, skuadra e Ronald Koeman ka barazuar sonte në Alaves me rezultat 1-1.
Alaves ishin më të rrezikshëm në pjesën e parë dhe sulmuan disa herë, por kulmi ishte momenti kur portieri Neto bëri një gabim në mbrojtje që i kushtoi skuadrës mysafire.
Nga ky gabim Rioja për të kaluar vendasit në avantazh në minutën e 31-të.
Në pjesën e dytë Barcelona rrezikoi shumë portën e kundërshtarit dhe kishte shumë mundësi për të shënuar.
Në minutën e 62-të Jota do të ndëshkohej me karton të kuq nga Alaves dhe një minutë me vonë do të barazonte Griezmann rezultatin në 1-1.
Në minutat e mbetura Barcelona u lëshua në sulm dhe pati disa goditje si të Leo Messi por rasti më i mirë ishte goditja në minutën e 85-të e Pjanic të cilën e priti portieri.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi e Barcelonës pa fitore në La Liga, pas humbjes nga Real Madrid dhe Getafe, derisa skuadra nga Camp Nou gjendet në vendin e 12 me vetëm tetë pikë të fituara nga gjashtë xhiro të zhvilluara.