Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të mërkurën, se janë licencuar edhe nëntë institucione private shëndetësore për të kryer testet e COVID-19.
Me këtë, numri i institucioneve shëndetësore private që kryejnë teste të COVID-19 është rritur në 38, pasi tashmë 29 prej tyre kanë nisur punën.
Nëntë laboratorët e rinj do të kryejnë teste serologjike, sikur edhe 27 të tjerët nga faza e parë e licencimit.
Vetëm dy laboratorë privatë janë licencuar për teste PCR, që janë edhe më të saktat dhe kryhen edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
