Gjashtë të vdekur e 187 persona kanë rezultuar sot pozitivë me COVID-19, bën të ditur IKSHPK-ja.
Nga 424 mostra të testuara 187 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka njoftuar IKSHPK-së.
Ndryshe, të dielën kanë qenë dy viktima nga koronavirusi.