Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Në Klinikën Infektive kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë të cilët përveç infeksionit me COVID-19, kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Në një njoftim thuhet se dje me 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese.

Kurse sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese. 

Klinika ka njoftuar se gjithsej 59 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, dy raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe katër raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

Ndryshe mbrëmë IKSHPK-ja njoftoi se numri i vdekjeve në nivel vendi ka shkuar në 54, ndërkaq me rastet e fundit numri arrin në 56.