Edhe 27 raste të reja me koronavirus, shkon në 277 numri i të prekurve

Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të 27 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, 20 prej tyre në Prishtinë.

Në total numri i të prekurve ka shkuar në 277 të prekur me koronavirus.

“Nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Për rastet e tjera, pritet të del më vonë IKSHPK-ja.