Nё valёn e dytё tё mundёsive pёr punё praktike pёrmes Fondacionit tё Mileniumit tё Kosovёs (MFK), janё hapur 20 pozita tё reja nё 11 komuna tё ndryshme tё Kosovёs si: Mitrovicё, Deçan, Lipjan, Gjakovё, Skenderaj etj. Pozitat e kёrkuara nё kёtё fazё janё: koordinatore e programit, hulumtuese, programere, asistente e projektit, zyrtare pёr eficiencё tё energjisё, inxhiniere e energjisë së ripërtërishme, si dhe profile tё tjera.
Kёto njёzet pozita bёjnё pjesё nё vazhdёn e gjithsej 200 pozitave qё do tё hapen muajve nё vazhdim pёr vajzat dhe gratë tё cilat janё nё vitet e fundit tё studimeve apo qё kanё diplomuar rishtazi dhe nuk kanё pasur mundёsi pёr pёrvojё profesionale.
Pёrkundёr situatёs sё krijuar nga pandemia, muaj mё parё, MFK lansoi valёn e parё tё Programit pёr Punё Praktike Gratё nё Energji, duke ua mundёsuar kohortit tё parё tё grave fillimin e punёs praktike në distancë, nё kompani dhe organizata tё ndryshme nё sektorin e energjisё nё Kosovё.
Ky program pёrkrahё gratё dhe vajzat tё cilat janё duke studiuar nё fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), por edhe disciplinat e tjera, siç janë, ekonomia, marketingu, financat, juridiku, teknologjia informative dhe fushat të tjera të ndërlidhura dhe të rëndësishme për sektorin e energjisë. Programi i Punёs Praktike është pjesë e aktivitetit 1.45 milionësh të quajtur Women in Energy (Gratё nё Energji), mundësuar nga Millennium Challenge Corporation (MCC), me qёllim rritjen e interesimit tё grave për mundësitë që ofron sektori i energjisë, ofrimin e punës praktike me pagesë, dhe trajnime me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve teknike të grave që të jenë të kualifikuara dhe të përgatitura për tregun e sektorit te energjisё në Kosovë.
MFK mbetet e përkushtuar të promovojë barazinë gjinore dhe të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për mundësi të barabarta për të gjithë në Kosovë.