Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 19 raste të reja me koronavirus. Në total numri i të prekurve ka shkuar në 184 me 5 persona të vdekur.
“Sot, më 07 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 259 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi)”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Rastet pozitive janë raste kontakti, 7 prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, 2 me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga 1 rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.
“Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30)” bënë të ditur IKSHPK-ja.
Po ashtu IKSHPK-ja ka njoftuar se nga data 8 shkurt deri më 7 prill 2020, janë testuar 2352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.