Kompania kosovare “Kralin Group” ka plasuar produktet e tyre edhe në tregun e Zvicrës.
Prezantimi i produkteve Kralin ne tregun zviceran u mundësua nga Besa Supermarkt, njëri ndër marketet më të mëdha shqiptare në Zvicër.
Brendi Kralin ka një traditë 20 vjeçare në shitjen dhe ambalazhimin e frutave të thata në tregun e Kosovës.

Pas investimeve në ribrendim dhe implementimin e teknologjisë së avancuar në fabrikë për pjekjen dhe paketimin e këtyre produkteve, kompania ka arritur marrëveshje për eksportin e produkteve të tyre në tregun e Zvicrës dhe është duke planifikuar eksportin edhe në tregjet e tjera europiane.
Në tregun vendor produktet “Kralin”, të gjitha llojet e farave, bajadema, lajthia, fisteka, arra indiane, krakea, hurme, janë pothuajse në të gjitha marketet. Kualiteti dhe shija e tyre janë të njohura për konsumatorin kosovar.










