Humbja nga Maqedonia në Shkup, ka qenë e pesta për Kombëtaren e Kosovës në gjashtë ndeshjet e fundit.
‘Dardanët’ nuk dinë për fitore që nga përballja me Malin e Zi në ‘Fadil Vokrri’, e zhvilluar në tetor të vitit të kaluar.
Seria e humbjeve kishte filluar ndaj Çekisë në muajin nëntor, për të vazhduar me Anglinë.
Kosova u mposht edhe në miqësore nga Suedia, shkruan lajmi.net.
Edhe pse ishin favoritë, ‘Dardanët’ nuk arritën të mposhtnim Moldavinë në Ligën e Kombeve, për t’u mposhtur pastaj nga Greqia në shtëpi.
Ndeshja e radhës e Kosovës do të jetë të dielën në ‘Fadil Vokrri’ kundër Kombëtares së Sllovenisë.
Hera e fundit kur Kosova nuk dinte për fitore në kaq shumë ndeshje, ishin kualifikimet në Kupën e Botës në vitin 2018.