Një person rreth moshës 30 vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë për shkak se është zënë nga lisi. Ndërsa një tjetër është duke marrë trajtimin mjekësore në QKUK.
Gjendja e të lënduarës rreth 30 vjeçare raportohet të jetë stabile.
Këtë për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar Sami Bajqinca – mjek në QKUK, i cili shtoi se e njëjta është dërguar për ekzaminime më të thella.
“Është dërguar për në ekzaminim, për ta bërë CT për tërë trupin për të parë se ku ka lëndime. Gjendja është stabile, por mund të ketë ndonjë lëndim serioz prandaj janë duke e dërguar për ta bërë CT ku edhe do ta themi fjalën përfundimtare për gjendjene saj ”, ka thënë ai për Insajderin.