Një 12 vjeçar me emrin Benjamin e kishte vjedhur një çokollatë (Kinder Ve) në një dyqan në San Marino.
Por, zvicerani duket se pas disa ditësh ishte bërë pishman.
Ai i ka kërkuar falje nëpërmjet një letre pronarit të dyqanit.
E së bashku me letrën, ai i kishte vendosur edhe 10 euro.
Sipas raportimit të gazetës Blick.ch, arsyeja se pse i mituri e kishte vjedhur çokollatën ishte se nuk kishte pasur para për ta paguar.
Benjamini tha se ndihet keq për veprimin e bërë.
“Më vjen shumë keq. E di që është gabim. Dua të bën paqe me Zotin dhe me ty. Do të jap 10 euro si dëmshpërblim” – kishte shkruar ndër të tjera 12 vjeçari në letër.
Ndërkaq pronari i dyqanit e ka publikuar letrën në profilin e tij në Facebook,