Dy vëllezër nga Malisheva kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.
Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë të ditur asamblisti i Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi.
“Lajmi për vdekjen e anëtarit të dytë të familjes Mazreku nga Malisheva i ka prekur të gjithë qytetarët e komunës sonë. Pandemia por edhe sëmundjet tjera në rritje çdo ditë e më shumë po marrin jetë njerëzish. Ne që jemi nga qyteza dhe që i kemi njohur Muharremin dhe Milaimin nuk ka se si të mos ndjehemi të trishtuar nga vdekja e tyre”, ka shkruar Krasniqi.
Po ashtu, për vdekjen e vëllezërve nga Malisheva ka njoftuar edhe një gazetar i medias lokale atje.
Postimi i Habib Zogajt
Malisheva në dhembje për vëllezërit: MUHARREM E MILAIM MAZREKU Lagjëja Veselaj, Mazrektë dhe Malisheva në përgjithësi sot ndjejnë dhembje për ikjen e hershme të vëllezërve Muharrem e Milaim Mazreku ! Vdekja që goditi këtë familje me dy vëllezërit pranë e pranë ka shkaktuar dhembje të madhe ! Vetitë, vitytet dhe tiparet njerëzore që kishin Muharremi e Milaimi e shtojnë këtë dhembje edhe më shumë! Nuk ka njeri që ka pas punë me këta vëllezër që përveç shërbimit nuk ka marr edhe një buzëqeshje e mirësjellje nga ta! Familja Mazreku t’i përballoj dhembjes dhe të konsolidohet për të vazhduar jetën ! ATA, u prehshin të qet në amëshim !