Ministrja e Industrisë, Ndërmarrëisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e ka pranuar se ka pasur vonesa për blerjet e vitit 2022.
Në konferencë për media, ministrja Hajdari ka bërë të ditur se 3% e totalit të furnizimit kanë pasur vonesa, gjë për të cilën në qershor 2023 është lajmëruar avokatura e shtetit.
Ajo theksoi se ligji për Rezerva Shtetërore neni 9-të, nuk ia lejoj që të përmend kualifikimin, llojin, sasinë apo vendndodhjen.
“Blerjet e vitit te kaluar, nëse e lexon ligjin, nuk me lejohet me përmend shumën. Nga të gjitha blerjet e 2022, vetëm 3 për qind e totalit të furnizimit kemi pasur vonesa dhe në qershor 2023 është njoftuar avokatura e shtetit. Nuk mund te tregoj a vaji a gruri, s’më lejon neni 9 të përmend as miell as sheqer as vaj. Ligji për RSH neni 9 nuk më lejon të përmend klasifikimi, lloji, sasia, vendndodhja, nuk mund ta shkel sigurinë shtetërore, unë mund të tregoj se është vonese 3 për qind ,dhe kemi njoftuar avokaturën shtetërore”, ka deklaruar ministrja Rozeta Hajdari.