Një e mitur ka lindur një foshnje dje në orët e mëngjesit, në Spitalin e Gjakovës.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, e mitura dyshohet se ka bashkëjetuar me një person për një kohë, i cili tashmë gjendet në arrati.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se rasti në Polici është cilësuar si bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare.
Rastet e lindjeve të vajzave të mitura nuk janë të rralla në vendin tonë.